Google mbron Youtube

11:44 | 14 Korrik 2016
Arbresh.info

Google ka bërë të ditur se YouTube ka paguar më shumë se 2 miliardë dollarë për mbajtësit e të drejtave që nga viti 2007 duke i hedhur poshtë spekulimet se platforma strehon përmbajtje piraterie.

Shifra gjithashtu tregon se YouTube është një rrjet i fuqishëm për krijuesit e përmbajtjeve, në një kohë kur konkurrentët janë duke ofruar platforma alternative.

Katie Oyama nga Google, theksoi edhe se përmbajtja e ID-së ia ka mundësuar Google luftimin e dhunimit të drejtave,duke i bllokuar përmbajtjet e dëmshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme