Për të gjithë ata që duan të krijojnë video lojëra, Google ve në dispozicion të tyre databazën e të dhënave për hartën. Shumë zhvillues aplikacionesh që duan të krijojnë lojëra të ambientuara në botën reale, tani e kanë këtë mundësi të artë në duart e tyre. Kjo do të thotë që pritet të kemi një numër i madh lojërash të stilit Pokemon Go në smartfonët tanë.
Një nga vështirësitë më të mëdha për krijimin e këtyre lojërave qëndron pikërisht në mbivendosjen e përmbajtjeve virtuale dhe koordinatave reale që duhet të pasqyrohen në ambientin që rrethon lojtarin që do të thotë se loja duhet të arrijë të pozicionojë elementët kyç në pika strategjike të panoramës së një qyteti, por kjo nuk është lehtësisht e realizueshme nëse mungojnë informacionet e detajuara nga hartat dhe përbërjen e territorit të një qyteti.
Falë kësaj mundësie të dhënë nga Google, zhvilluesit e lojërave mjafton t’i kërkojnë Google Maps që të merret me pjesën e hartografisë në vendin e tyre ndërkohë që në duart e atyre që krijojnë këto lojra mbetet ti japin jetë eksperiencave gjithëpërfshirëse për përdoruesit e ardhshëm.
Lojëra si Jurassic World Alive, Ghostbusters World dhe The Walking Dead: Our World bëjnë pjesë në kategorinë e mësipërme dhe do të jenë të disponueshëm së shpejti për Android dhe iOS. /GameWorld Albanian
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...