Google thotë se ka hequr nga puna 48 persona, përfshirë 13 menaxherë të lartë për pretendime në lidhje me ngacmime seksuale në dy vitet e fundit.
Në një letër drejtuar punonjësve, drejtori Sundar Pichai tha se gjiganti teknologjik ishte duke u treguar “radikal” me sjelljen e papërshtatshme, transmeton portali arbresh.info.
Letra ishte përgjigje ndaj një raportimi të New York Times në lidhje me krijuesin e Androidit, Andy Rubin i cili kishte marrë një paketë të largimit nga puna prej 90 milionë dollarësh, përkundër përballjes me akuzat për sjellje të keqe.
Një zëdhënës për z. Rubin mohoi akuzat, tha gazeta.
Rubin u largua nga kompania më 2014. Atij i ishte dhënë një lloj siç e përshkruan gazeta “lamtumirë prej heroi”.
Letra tha se Google ishte shumë serioze për ofrimin e një vendit të punës të sigurt dhe gjithëpërfshirës.
“Ne duam t’ju siguroj se ne shqyrtojmë çdo ankesë veçmas rreth ngacmimit seksual ose sjelljes së papërshtatshme, ne hetojmë dhe ndërmarrim veprime,” vazhdon letra./arbresh.info/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...