Kur rrufeja goditi një rrjet të shërbimeve lokale në Belgjikë, njëra nga qendrat e të dhënave të gjigantit Google humbi sistemin për akumulimin e të dhënave që fshiu 0.000001 % të të dhënave.
Incidenti shkaktoi humbjen e disa të dhënave të përdoruesve të platformës Google Cloud. “Edhe pse sistemet automatike ndihmëse restauruan energjinë shpejt pasi sistemet e ruajtjes janë të projektuara me bateri shtesë, disa nga të dhënat e regjistruara së fundi që ishin të vendosura në sistemet për akumulimin e të dhënave u fshin përgjithmonë”, deklaroi gjiganti Google, transmeton arbresh.info.
Po ashtu, kompania ka thënë se është duke punuar për të përmirësuar pjesën harduerike për të qenë më pak e ndjeshme ndaj dëmtimeve që shkaktohen nga energjia. Humbja e të dhënave mund të jetë e vogël, por incidenti tregon që të dhënat që ruhen në shërbime të ndryshme për akumulimin e të dhënave nuk janë imune ndaj forcave natyrore./arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...