Google ADS

Google e pushoi ingjinierin që tha se gratë janë biologjikisht të paafta në teknologji

16:59 | 8 Gusht 2017
Arbresh.info

Kompania Google ka pushuar ingjinierin që ka shkruar një memo ku thuhet se gratë janë biologjikisht të paafta që të kenë sukses në këtë kompani, transmeton arbresh.info.

Ingjinieri softuerik, James Damore, është pushuar pasi është konsideruar se ka thyer kodin e kompanisë, ka bërë të ditur drejtori Sundar Pichai.

Damore ka punuar në Google prej vitit 2013.

Ndërkohë që disa e kritikojnë memon e tij dhe e quajnë seksiste, ka të tjerë që kanë thënë se është ai që nuk ka pasur frikë t’u kundërvihet politikave të Google nga frika se do të humbasin punën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme