Google dyfishon limitin e aplikacioneve në Play Store

09:10 | 29 Shtator 2015
Arbresh Info

Gjiganti Google ka dyfishuar limitin e madhësisë së dosjeve APK për lojëra dhe aplikacione në dyqanin Play Store. Ndryshe nga kufizimi i mëparshëm 50MB, zhvilluesit në Android mund të publikojnë aplikacione tani deri në 100MB.

Ndryshimi do i lejojë zhvilluesit të sjellin aplikacione më të pasura në Google Play, shkruan arbresh.info. Po ashtu, kjo do reduktoj dosjet shtesë të nevojshme pas shkarkimit të ndonjë aplikacioni.

Pavarësisht limit të ndryshuar, Google vazhdon ende të këshillojë zhvilluesit të jenë të kujdesshëm dhe të mos bëjnë aplikacione me madhësi të panevojshme. Zhvilluesit e gjigantit kërkimor kanë thënë se aplikacionet me sasi të mëdha kërkojnë më shumë të dhëna për shkarkim dhe instalim në rrjet si dhe reduktojnë perfomancën në pajisje me RAM të limitur dhe hapësirë për akumulimin e të dhënave./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme