Johnson & Johnson, një nga kompanitë farmaceutike më të mëdha amerikane, njoftoi sot se do të bashkëpunojë me Google-in për të krijuar robotë që do të ndihmojnë gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale tek pacientët.
Të dyja kompanitë shpresojnë që kjo teknologji e re të sjellë revolucion në fushën e mjekësisë. Robotët do t’u vijnë në ndihmë doktorëve gjatë operacioneve, për të kryer prerje me të vogla dhe precize.
Ekipi “Life Sciences” i Google-it theksoi se do të përdorin teknologjinë e imazheve dhe sensorëve për të siguruar pamje më të detajuara dhe të dhëna më të sakta gjatë operacionit, si theksimi i enëve të gjakut, indeve nervore, ose për të shfaqur informacione të përshtatshme mjekësore në kohën e duhur.
“Ky bashkëpunim me Google-in është një hap tjetër i rëndësishëm në nismën tonë për të rritur kujdesin mjekësor,” deklaroi Gary Pruden, drejtori i kompanisë Johnson & Johnson. “Së bashku, ne kemi si qëllim të vendosim shkencën, teknologjinë dhe mjekësinë në duart e ekipit mjekësor në të gjithë botën.”
Bashkëpunimi i Google-it me kompaninë Johnson & Johnson është pjesë e projekteve “Moonshot”, që përfshijnë programe të ndryshme si Project Loon, makinat vetë-drejtuese, lentat e kontaktit dhe Google Glass./arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...