Google do të dhurojë 200,000 dollarë për këdo që hakon një Nexus 6P dhe 5X

08:24 | 14 Shtator 2016
Arbresh.info

Duke filluar që sot dhe deri më datë 14 Mars, 2017, Google ka lançuar një projekt të quajtur Project Zero Security Contest, sipas të cilit çdo njeri që mund të hakojë një telefon Nexus 6P dhe 5X duke ditur vetëm numrin e telefonit të pajisjes dhe adresën e emailit, do të marr një dhuratë shumë të çmuar.

Përdoruesit mund të shfrytëzojnë edhe mundësitë e hapjes së emailit në Gmail dhe të dërgojnë një mesazh SMS në Messenger, por përveç kësaj nuk lejohet asgjë tjetër.

Fituesi i vendit të parë do të fitojë çmimin prej 200,000 dollarësh, vendi i dytë do të fitojë 100, 000 dollarë, ndërsa vendi i tretë 50,000 dollarë.

Fituesit duhet gjithashtu të shkruajnë një raport teknik duke përshkruar çdo detaj mbi hyrjen në pajisje, e cila pastaj do të publikohet në blogun e Project Zero.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme