Google dhe Apple vendosin të heqin aplikacionin ‘spiun’

07:43 | 24 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Google dhe Apple kanë hequr një aplikacion mesazhesh nga Emiratet e Bashkuara, të quajtur ToTok, në mesin e pretendimeve se ai përdorej për të spiunuar.

Për të mos u ngatërruar me kinezin TikTok, ToTok e prezanton veten si një mënyrë të lehtë dhe të sigurt për të çatuar me video apo tekst. Sidoqoftë, New York Times ka raportuar për akuza se shërbimi i ngjashëm me WhatsApp, është një mjet spiunazhi për llogari të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

ToTok u ka thënë përdoruesve se do të kthehet së shpejti në funksionim. Në një postim, ai shkruante se ishte përkohësisht i padisponueshëm në App Store në Apple dhe Google Play Store për shkak të një çështjeje teknike.

Duke cituar burime zyrtare amerikane, New York Times raporton se ToTok u jep spiunëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe akses tek bisedat e qytetarëve, lëvizjet dhe informacione të tjera personale si fotot. Google e hoqi aplikacionin të enjten e shkuar, ndërsa Apple një ditë më vonë. Sidoqoftë, përdoruesit e ToTok, që e kanë aplikacionin të instaluar në telefon mund të vazhdojnë ta përdorin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme