Google Chrome tani ka mbi një miliardë përdorues

09:23 | 21 Prill 2016
Arbresh Info

Gjiganti kërkimor Google ka zbuluar që aplikacioni i shfletuesit Chrome tani ka më shumë se 1 miliardë përdorues aktiv mujor. Me këtë, Chrome i është bashkuar aplikacioneve të tjera nga Google, përfshirë Google Play Store, Maps, Search, dhe YouTube.

Ky sukses vjen vetëm pesë muaj pasi Chrome për Android dhe iOS arritën nga 800 milionë përdorues, shkruan portali arbresh.info. Megjithatë, gjiganti kërkimor nuk zbuloi numrin e përgjithshëm të përdoruesve për secilën platformë, megjithëse është e arsyeshme të supozojmë që Android udhëheq garën./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme