Njësiti i inxhinierëve të sigurisë së Google, u kanë kërkuar përdoruesve që ta përditësojnë menjëherë këtë shfletues, për t’i mbrojtur informatat nga kriminelët kibernetik.
Mangësia që e shfrytëzonin hakerët, në versionin e Chrome për desktop, tashmë është evituar nga kompania dhe nuk mund të keqpërdoren më të dhënat private, transmeton Telegrafi.
Eksploatimi kishte të bënte me një pjesë të Chrome të quajtur FileReader, që i mundëson softuerit të ketë qasje, në të dhënat e mbledhura nga ueb-faqet në kompjuterin e shfrytëzuesit.
Deri më tani, Google nuk ka treguar për asnjë detaj tjetër, që t’ju pamundësojë hakerëve kopjimin e sistemit të ri të sigurisë.
“Duhet ta përditësoni Google Chrome menjëherë, madje në ktë minutë” ka shkruar shefi i ekipit të inxhinierëve të sigurisë, Justin Schuh në Twitter.
Sipas tij, nuk do të bëhen të ditura hollësitë, sepse ende është duke u punuar në këtë sistem, që ka prekur një të tretën e sistemit softuerik të këtij gjiganti të kërkimit.
Shfrytëzuesit mjafton të klikojnë në opsionin Ndihmë, nga shiriti i opsioneve dhe pastaj të zgjedhin About Chroome Google dhe gjithçka do të përfundojë menjëherë.
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë