Google blen kompaninë Lytro për 40 milionë dollarë?

00:11 | 22 Mars 2018
Trina Galanxhi

E themeluar në vitin 2006, Lytro është bërë kompani më e njohur për teknologjinë e saj të fushës së dritës se sa kamerat e saj eksperimentale që e shfaqin teknologjinë.

Lytro mund të jetë gjithashtu kompania më e fundit që Google e ka në sy për ta përvetësuar, me gjigantin e kërkimit që thuhet se kërkon të blejë atë për jo më shumë se 40 milionë dollarë.

Burimet e TechCrunch u dukën të pasigurta për vlerën e saktë të shitjes. Edhe pse një burim tha se Google do të blejë Lytro për 40 milionë dollarë, një tjetër tha se shitja mund të jetë në vlerën e 25 milionë dollarëve.

Burimet gjithashtu thanë se Lytro ishte në radarin e Facebook dhe Apple, megjithëse Google duket të jetë blerësi përfundimtar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme