Google ADS

Google anulon planet për telefonat modular

08:18 | 2 Shtator 2016
Arbresh Info

Google ka “suspenduar” punën në ‘Project Ara’, një iniciativë për të ndërtuar një telefon me module të këmbyeshme për një mori komponentësh si kamera dhe bateritë.

Sipas raporteve nga ‘Reuters’, kompania thuhet se mund të ketë licencuar këtë teknologji te partnerët e tjerë, por nuk do të lëshojë vetë një telefon të tillë.

Edhe pse ‘Project Ara’ është dukur gjithmonë si një projekt i dyshimtë për tregun, ky lajm është befasues pasi Google kishte premtuar një version modular në dispozicion për zhvilluesit për këtë vjeshtë dhe debutimin e tij në vitin 2017, shkruan portali arbresh.info. Ky telefon do të ishte i pari i ndërtuar nga vetë kompania për konsumatorët, megjithëse duket tani që programi Nexus mund të kthehet në diçka ku Google publikon telefona nën brendin e saj Pixel.

‘Project Ara’ ishte prezantuar së pari nga Motorola thuajse tre vite më parë. Fillimisht ishte zhvilluar nga grupi për Projekte dhe Teknologji të Avancuar, që Google e kishte mbajtur pas shitjes së Motorola Mobility te Lenovo./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme