Rritja e kapacitetit në 340 kuaj fuqi, do ishte shumë e mirë për këtë veturë
Volkswagen Golf GTI është një prej modeleve më të popullarizuara dhe të kërkuara në treg, gjë që do të vazhdojë edhe për një kohë.
Mirëpo, si çdo veturë tjetër dhe në GTI ka gjithnjë mundësi për përmirësim, apo kreativitet për të ndryshuar për të mirë.
Kompanisë Volkswagen Group, i është ofruar edhe një version i Golf GTI të cilin e ka modifikuar Abt Sportline, që është shumë më i fuqishëm dhe me linja më të egra se modeli aktual.
Derisa modeli i tanishëm i ka 290 kuaj fuqi, në versionin që e modifikuar janë 340 kuaj fuqi, bërë shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, që deri më tani e arrinte për 5.6 sekonda, me formatin e ri mund të bëhej për dy sekonda më shpejtë.
Shpejtësia maksimale i është rritur gjithashtu, nga 260 kilometra në orë, mund t’i arrinte deri në 263 kilometra në orë. Megjithëse nuk duket rritje e madhe, i është vënë sistemi i ri i pezullimit, që e ka bërë këtë Golf shumë më të shkathët në lëvizje.
Të gjitha këto, zyrtarëve në Volkswgaen nuk i kanë pëlqyer aq shumë, duke refuzuar ta prodhojnë Golf GTI, që është mjaft i mirë. /Telegrafi/
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...