Byroja federale e hetimit ka goditur një grup të njohur hakerash kinez, të quajtur “Flax Typhoon”. Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, njoftoi të mërkurën se një operacion i koordinuar ka ndalur një grup kinez që operonte nën emrin e një firme IT të quajtur Integrity Technology Group.
Ky grup kriminel kishte infiltruar më shumë se 250,000 pajisje në mbarë botën që nga qershori. Flax Typhoon kishte si objektiv infrastrukturën kritike, si dhe korporatat dhe universitetet. Hakerët kishin përdorur një rrjet të pajisjeve të rrëmbyera, duke përfshirë kamera dhe pajisje të tjera dixhitale, për të maskuar aktivitetet e tyre të paligjshme.
Në një konferencë për sigurinë kibernetike në Uashington, Wray theksoi se ky grup hakerësh jo vetëm që kryente aktivitet të paligjshëm, por gjithashtu mblidhte informacione për agjencitë e sigurisë kineze.
Ambasada Kineze në Uashington reagoi duke e akuzuar FBI-në për akuza të pabaza dhe të pajustifikuara.
Por ndërsa afrohet data e zgjedhjeve presidenciale, autoritetet amerikane po përgatiten për sulme kibernetike apo edhe ndërhyrje të jashtme nga hakerat e huaj.
Ligjvënësit në komitetin e inteligjencës së Senatit pyetën drejtuesit e gjigantëve të teknologjisë Meta, Alphabet dhe Microsoft në lidhje me kërcënimet e huaja për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës.
Gjatë seancës, kryetari i komitetit, Senatori Mark Ëarner, tregoi ne projektor një artikuj të rremë në mediat sociale që dukeshin sikur ishin krijuar nga Ëashington Post dhe Fox News.
“Vetëm këtë vit, ne kemi parë një sërë aktivitetesh dashakeqe, duke përfshirë sulmet kibernetike, përpjekjet për të kompromentuar llogaritë personale të postës elektronike të aktorëve politikë të profilit të lartë dhe për të ndikuar në operacionet si brenda dhe jashtë platformave tona. Ata po kërkojnë të mbjellin përçarje mes amerikanëve”, tha senatori Mark Warner.
Të tre drejtuesit e teknologjisë këmbëngulën se kompanitë e tyre po ndërmarrin hapa për të luftuar kërcënimet e huaja përpara zgjedhjeve.
Me herët autorittetet e zbatimit të ligjit thane se hakerat iranianë duket se janë përpjekur të nxisnin interesin e ekipit të fushatës së Presidentit Joe Biden me informacione të vjedhura nga fushata e kundërshtarit të tij Donald Trump.
Ata raportohet se kanë dërguar e-maile drejt njerëzve të lidhur me presidentin
demokrat, në përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2024.
Sipas një deklarate të qeverisë amerikane, e-mailet “përmbanin një fragment të shkëputur nga materiale të vjedhura, jo publike nga fushata e ish-Presidentit Trump”.
Dy jave me pare administrata Biden mbylli faqet e internetit të drejtuara nga Kremlini teksa akuzoi dy punonjës të medias shtetërore ruse për përhapjen e dezinformatave përpara zgjedhjeve.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA