Gjithçka varet nga Instagram-i, kushti për të nisur një punë të re

01:02 | 29 Maj 2018
Trina Galanxhi

Ndikimi i rrjeteve sociale në çdo fushë të jetës sonë nuk është çudi. Suksesi në karrierë, në art, në përditshmëri, në vëmendjen e miqve është, pa asnjë dyshim, është Instagrami.

Megjithatë, për yjet e kinematografisë gjithçka përkthehet në para, kështu që e gjithë kjo çështje nuk mund të kalojë aq qetësisht sa pjesa tjetër, që rrjetet sociale i shfrytëzojnë për qejfin e tyre.

Meqenëse edhe bota e kinemasë, si çdo fushë tjetër, është shumë e përfshirë në vëmendjen sociale, që një aktor të jetë pjesë e një projekti kinematografik, veç talentit, duhet të ketë edhe një numër të madh ndjekësish në Instagram.

Numri i ndjekësve në Instagram është kthyer tashmë në kriter kyç që duhet plotësuar nga çdo artist i ri që synon të jetë pjesë e një projekti të Hollywood-it. Siç shkruajnë mediat amerikane, studiot që rekrutojnë artistë të rinj dhe u japin atyre mundësinë të bëhen të famshëm, kanë si kusht edhe ndjekësit në rrjetet sociale.

Dhe nga sa duket, nga të rinjtë që synojnë t’i hyjnë aktrimit, kjo kërkesë është gjë e mirë.

“Një prej gjërave më stresuese për mua është kur më pyesin në audicone rreth Instagramit dhe sa ndjekës kam”,- tha disa kohë më parë aktorja Samantha Colley, dhe shtoi se kjo gjë, në të vërtetë, zbeh rolin e aktorit të vërtetë dhe atë që njerëzit presin prej tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme