Apple do të nxjerrë të paktën tre iPhone të rinj sot, më 12 shtator në kampusin e vet të ri në Cupertino të Kalifornisë.
Ka pasur shumë spekulime për këto iPhone. Të gjitha shenjat tregojnë se Apple do të nxjerrë iPhone 8 dhe 8 Plus së bashku me një iPhone X, plotësisht të ridizajnuar dhe më të kushtueshëm.
Presioni është i madh mbi Apple. Është përvjetori i 10-të i iPhone-it të parë, i nxjerrë në vitin 2007, dhe kompania pritet të zbulojë disa përditësime të mëdha me këtë rast.
Analistët e Uoll Stritit shpresojnë se iPhone i ri X, i cili mund të kushtojë mbi 1,000 dollarë, do të krijojë një “supercikël” të shitjeve dhe do të nxisë Apple për t’u bërë kompania e parë trilion-dollarëshe në bursë.
Apple rrallë komenton mbi produktet e ardhshme, por disa kode të zbuluara të softuerëve që lidhen me iPhone të ardhshëm sugjerojnë se shumë nga zërat janë të sakta.
Ja disa gjëra që pritet të ndodhin pas prezantimit të nesërm.
Apple pritet të lançojë tre iPhone të reja: një që është ridizajnuar dhe dy përditësime (të quajtur iPhone 8 dhe 8 Plus) për të zëvendësuar iPhone 7 dhe 7 Plus aktual. Ndërsa analistët kanë sugjeruar emrat për iPhone e ridizajnuar si “iPhone Pro”, kodi për telefonin e zbuluar të shtunën zbuloi se emri i tij do të jetë “iPhone X.”
Celulari krejt i ri iPhone X është modeli që ka marrë më shumë vëmendje në muajt para shpalljes së 12 shtatorit. Pritet që të ketë një ekran të lakuar buzë në buzë, me korniza shumë më të vogla se iPhone-i i tanishëm 7. Ekrani përdor një teknologji të re të quajtur OLED, e cila premton të përdorë më pak energji dhe të sigurojë një të zezë më të errët.
Ky dizajn do t’i lejonte Apple të ketë më shumë ekran, në të njëjtën madhësi telefoni.
Ky ekran më i madh pritet të ketë një rezolucion prej 1125 x 2436, sipas kodit të Apple dhe një parashikim nga Ming-Chi Kuo i KGI Securities, analisti më i saktë në botë i Apple.
IPhone X pritet të ketë një kamerë të përparme me funksione 3D të ndjeshmërisë dhe modelimit, duke lejuar që të manipulojë fotot dhe videot për aplikacione të realitetit të zmadhuar. Kamera e përparme do të përdoret për njohjen e fytyrës, ose për të zëvendësuar sensorin Touch ID (gjurmë gishtash), ose për ta plotësuar atë.
Të shtunën, një version i nxjerrë pa dashje i softuerit iOS 11 që fuqizon iPhone X, zbuloi se tipari i zhbllokimit të fytyrës do të quhet Face ID.
Kjo veçori u konfirmua më parë nga kodet e tjera të Apple që referuan aplikacionin për zhbllokimin me fytyrë, si dhe një të ashtuquajtur BiometricKit.
Kamera e pasme gjithashtu do të ketë dy lente që janë të orientuara vertikalisht në krahasim me ato aktualet, që janë horizontalisht.
Me një dizajnin e ri nga skaji në skaj në iPhone 8, Apple pritet të eliminojë butonin Home dhe të ndërtojë funksionet e tij në ekran.
Apple tashmë është duke integruar karakteristikat e realitetit të zmadhuar në Clips, aplikacioni argëtues i kamerës, që është nxjerrë më herët këtë vit.
Një tipar që doli të shtunën quhet “Animojis”. Ata janë në thelb emoji 3D që kodimi i Apple i përshkruan si “figura të animuara me porosi që përdorin zërin tuaj dhe pasqyrojnë shprehjet tuaja të fytyrës”.
Ju nuk keni më nevojë që ta lidhni iPhone tuaj për ta karikuar. Apple thuhet të jetë duke shtuar karikues jokabllor për modelet e reja të iPhone që vijnë këtë vjeshtë, megjithëse karikuesi i stilit të shikuar të Apple Watch mund të shitet më vete.
Sidoqoftë, iPhone X nuk do të kushtojë pak – disa analistë thonë se shkon mbi 1000 dollarë.
Dhe mund të duhet të presim. Të tjerë analistë thonë se një problem me sensorin e hapjes me gisht mund të vonojnë daljen në treg.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...