Pas të gjithave paralajmërimeve, Apple më në fund ka zbuluar atë që Siri mbante të fshehur nga ne.
Arbresh.info sjellë për të gjithë lexuesit pajisjet që gjiganti Apple ka prezantuar dje në San Franciso.
Apple Watch x Hermes
Apple ka përdorur materialet nga Hermes për të krijuar një koleksion të ri me rripa të lëkurës, gjë e cila është në modë tashmë.
Apple Watch vjen gjithashtu me edhe me modele tjera, përfshirë modelin ngjyrë ari dhe atë rozë, shkruan arbresh.info. Koleksioni i ri do të jetë në dispozicion gjatë muajit tetor me një shumë ende të pa zbuluar, por pajisja do shitet me të njëjtin çmim si modeli i kaluar.
Në pjesën softuerike, ora e re ka platformën WatchOS2 që do të jetë në dispozicion më 16 shtator. Kjo përfshin aplikacionet e palës së tretë të integruara si AirStrip dhe aplikacionet për mesazhe si Facebook Messenger.
iPad Pro
Edhe një version i ri i iPad-it është rifreskuar. iPad Pro sjellë një ekran jashtëzakonisht të madh me 12.9 inç për të qenë i akomoduar për lojëra, programe të madhësisë së plotë, tastierë dhe mjete për kryerjen e punëve të tjera. iPad Pro ka ekran me 2732 x 2048 piksela, që në përgjithësi krijojnë 5.6 milionë piksela. Ky madje është më i dendur se MacBook Pro me ekran Retina, thotë Phil Schiller, zëvendës presidenti i marketingut të gjigantit Apple.
iPad Pro përdorë çipin e ri A8 me arkitekturë 64-bit, që është 1.8 herë më i shpejtë se gjenerata e mëparshme. Apple pohoi se iPad Pro ka një bateri që e mban të gjallë pajisjen afërsisht 10 herë derisa tableta është vetëm 6.9 mm i hollë dhe peshon 0.68 kg.
Me iPad Pro vjen gjithashtu edhe me një tastierë të mençur që lidhet me tabletë në mënyrë magnetike. Përveç kësaj, Apple ka lëshuar edhe një laps të quajtur “Apple Pencil”, të cilin mund ta përdorni për të kryer funksione të ndryshme.
iPad Pro në versionin me Wi-Fi dhe 32GB hapësirë për akumulimin e të dhënave kushton 799 dollarë, versioni me Wi-Fi dhe 128GB kushton 949 dollarë, ndërsa versioni me Wi-Fi, 12GBGB dhe Cellular Data kushton 1.079 dollarë, transmeton arbresh.info. Apple Pencil kushton 99 dollarë, kurse tastiera do jetë në dispozicion në muajin nëntor për 169 dollarë.
Së bashku me iPad Pro, Apple prezantoi edhe versionin e përditësuar të tabletës së vogël, iPad Mini 4.
Apple TV
“Ne besojmë që e ardhmja e televizionit janë aplikacionet”, tha Tim Cook, drejtori ekzekutiv i gjigantit Apple në fillim të prezantimit të Apple TV.
Ashtu siç ishte përfolur më parë, Apple TV i ri ka funksionin për kontrollim me zë si dhe një pilot që shërben si kontrollues i platformës. Ju mund të pyesni Sirin për të gjetur gjithçka që ju dëshironi, përfshirë tituj të filmave, muzikave dhe shumëçka tjetër.
Jetëgjatësia e baterisë së pilotit të Apple TV ka aftësi të zgjasë deri në 3 muaj. Me Apple TV vjen edhe një brend i ri i sistemit operativ të quajtur tvOS, që iu lejon zhvilluesve të palës së tretë të krijojnë aplikacione veçanërisht për ekrane të mëdha.
Zhvilluesit e lojës së famshme Crossy Road madje demonstruan një version të ri- dizajnuar të lojës në Apple TV, përfshirë edhe funksionin për dy lojtarë. Lojtari i dytë mund t’i bashkohet personit që luan në Apple TV përmes pajisjes së tij me iOS.
Versioni me 32GB i Apple TV kushton 149 dollarë, ndërsa versioni me 64GB kushton 199 dollarë. Apple TV do të jetë në dispozicion në muajin tetor në 80 vende, ndërsa zhvilluesit mund të kenë qasje në tvOS duke filluar nga sot.
iPhone 6S dhe 6S Plus
Gjiganti Apple ka prezantuar modelin ngjyrë rozë për iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus. Megjithatë, nuk është kjo e gjitha që kompania ka sjellur tek pajisjet e ardhshme. iPhone i ri tashmë ka të integruara teknologjinë e re 3D Touch, transmeton arbresh.info, që iu mundëson të keni një pamje paraprake tek aplikacionet, fotot apo e- mail që pranoi duke e mbajtur të shtypur pjesën që dëshironi të hapni para se të keni qasje të plotë.
iPhone 6S dhe 6S Plus vijnë me procesorin e fundit A9, që është 70 % më i shpejtë në punët që kërkojnë procesim dhe 90% më i shpejtë në grafikë sesa modeli i kaluar. iOS 9 vjen me aplikacione si News dhe Apple Music, derisa përdoruesit aktual të pajisjeve me iOS mund të shkarkojnë iOS 9 më 16 shtator.
Kamera prapa e pajisjes është 12 megapiksel me 50% më shumë piksela dhe aftësi më të shpejtë për fokusim. Po ashtu, kjo kamerë për të regjistrojë video 4K.
Kamera e re nga iPhone 6S ka edhe funksionin Live Photos që kombinon një seri të fotove të krijuar në një efekt të ngjashëm me GIF. Për të krijuar këtë efekt nuk duhet të bëni asgjë të veçantë, mjafton të klikoni për shkrepje të fotove dhe softueri në mënyrë automatike krijon efektin Live Photo që posedon 1.5 sekonda nga pjesa para se keni shkrepur foton.
iPhone 6S dhe 6S Plus janë në dispozicion për para-porosi duke filluar 12 shtatori, ndërsa do në dispozicion më 25 shtator./arbresh.info
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër