Bazuar në një raport nga ‘Reuters’, Yahoo në mënyrë sekrete ka skanuar miliona e-maile të përdoruesve të tij pas kërkesës nga NSA. Një veprim i tillë, ka ngritur sërish shqetësimet rreth privatësisë në industrinë e teknologjisë.
Yahoo kishte krijuar një softuer për skanimin e e-maileve për NSA-në, gjë e cila ka inatosur shumë përdoruesit, shkruan portali arbresh.info. Kjo sigurisht bëri që përdoruesit të mendojnë nëse edhe kompanitë e tjera janë duke u bërë të njëjtën gjë duke skanuar në mënyrë sekrete email-at e tyre. Megjithatë, kompanitë si Microsoft, Google, Facebook dhe Twitter duket se nuk janë duke ndihmuar NSA-në.
“Ne nuk kemi qenë të përfshirë asnjëherë në skanimet sekrete të trafikut të e-maileve ashtu siç është raportuar rreth Yahoos”, tha një zëdhënës i kompanisë Microsoft.
Nga ana tjetër, Google ka deklaruar se gjiganti kërkimor nuk ka pranuar një kërkesë të tillë, por edhe nëse nuk do të kishte pranuar, përgjigjja do të ishte “jo në asnjë mënyrë”. Facebook ka thënë se kompania do të “luftojë” nëse pranon një kërkesë të ngjashme, ndërsa Twitter ka thënë thjeshtë se kompania nuk është duke punuar me NSA-në./arbresh.info
Ndërron jetë gjeneral Imri Ilazi, Haradinaj: Do të kujtohet ...
Kosovarët të “marrosur” pas turshive dhe ajvarit/ 64 vjeçarj...
FSK dhe Ajova, më të fortë së bashku
Rama: Po i lirojmë hapësirat te “Santea”, kjo zo...
Beteja për kreun e tabelës luhet nesër mes Strugës dhe Gosti...
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra, vle...