Google ADS

Gjermania në 2050-ën vetëm me makina ekologjike

07:48 | 21 Qershor 2016
Arbresh.info

Zëvendësministri gjerman i Ekonomisë Rainer Baake tha se deri në vitin 2030 të gjitha makinat e reja duhet të jenë ekologjike.

Kjo ngase duhet që të përmbushet qëllimi për reduktimin e emetimit të dioksidit të karbonit në atmosferë nga 80% në 95% deri në 2050, thuhet kështu sipas një raporti nga Bloomberg.

Ndërkohë, deri në janar të këtij viti në rrugët e Gjermanisë janë regjistruar vetëm 130.000 makina hibride dhe 250.000 plotësisht elektrike, nga 30 milion makina me benzinë dhe 14,5 milion me gaz.

Qeveria gjermane subvencionon blerjen e automjeteve elektrike, me qëllim arritjen sa më shpejt të objektivit. Ky program u përshpejtua më tej pas skandalit të Volkswagen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme