Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, bëri thirrje për zbatimin e një takse botërore mbi kompanitë teknologjike dhe nëse miratohet, një lëvizje e tillë do të detyronte kompanitë në fjalë të paguajnë taksa në vendet ku gjenerojnë të ardhurat dhe jo vendet ku janë të regjistruara.
Kompanitë e mëdha si Google, Apple, Facebook dhe Amazon kanë vendosur zyrat e tyre qendrore për operacionet Evropiane në vende me taksa të ulëta si Irlanda dhe Luksemburgu, përcjell Telegrafi.
Kjo lëvizje ka ngjallur reagimin e vendeve si Franca, Italia dhe Britania e Madhe të cilat kërkojnë që kompanitë në fjalë të paguajnë taksa në vendet e tyre.
Scholz ka punuar së afërmi me Francën dhe Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik për zhvillimin e një plani për vendosjen e taksave. /Telegrafi/
Komuna e Obiliqit: Ndotja e ajrit ka dalë jashtë përmasave n...
Presidentja e KE-së vizitë në Shkup, thekson nevojën për mir...
Përfundon takimi trepalësh në Bruksel
Tetori rozë, Osmani: Asnjë grua nuk duhet të jetë e vetme në...
Magazina plot me hashash në Korçë, mes të arrestuarve edhe d...
Gërvalla flet me shqiptarë në Zvicër për sfidat e mësimit të...