13 mijë e 500 pjesëtarë të Bundeswehrit do të luftojnë në të ardhmen në internet.
Ushtria gjermane, Bundeswehri po armatoset kundër sulmeve që vijnë nga interneti. Ministrja e Mbrojtjes, Ursula Von der Leyen shpalli për këtë ngritjen e një drejtorie të përgjithshme me 1 mijë e 500 punonjës. Si datë për nisjen e punës, ministrja përmendi fundin e këtij viti. Në bazë të planit, drejtoria e re e përgjithshme me emrin “hapësira kibernetike dhe informative” do të zgjerohet deri në vitin 2021 dhe do të “sillet në gjendje të plotë operacionale”.
Me këtë ministrja reagon ndaj rritjes së numrit të sulmeve kibernetike. Aktualisht çdo ditë numërohen rreth 6500 sulme ndaj rrjeteve të federatës. Sektori i ri organizativ i Bundeswehr-it do të ketë një inspektor të vetin. 13 mijë e 500 vendet e reja të punës nuk do të hapen nga e para , por në 90 përqind të tyre do të krijohen nga forcat e IT-së të shpërndara në pjesët ushtarake dhe civile të të gjithë Bundeswehr-it.
“Ne duhet të pozicionohemi më mirë në temën e kibernetikës” dhe ta “grupojmë më mirë ekspertizën”, tha Von der Leyen. Specialistë nga jashtë, në bazë të kësaj, Bundeswehri do t’i tërheqë përballë konkurrencës së madhe në treg, para së gjithash me “shanse të qarta për karrierë”.
Veç kësaj, në universitetin e Bundeswehrit në Mynih do të ngrihet një kurs kibernetike me disa vende profesorësh, kurs të cilin do ta mbarojnë rreth 70 vetë në vit. Pranë Shkollës së Lartë do të ngrihet edhe një qendër kërkimore.
Von der Leyen pranoi njëkohësisht prapambetje të Bundeswehrit në mbrojtjen kibernetike. Në kuadër të përpunimit të Librit të Bardhë aktual të ushtrisë, vitin e kaluar ministria “i avancoi në mënyrë të konsiderueshme njohuritë e saj” dhe “nëpërmjet një workshopi për kibernetikën, të cilin e ngritëm relativisht vonë” u bë e qartë “sa e rëndësishëm e është që të fitojmë kohën e humbur në këtë fushë.” Ndihmë ka dhënë në këtë fushë këmbimi i përvojave me “aleatë, që janë më përpara”.
Megjithatë, Bundeswehri ka disa vjet që ushtrohet për sulme kibernetike. Një njësi e vogël, e fshehtë, që vepron në Rheinbach pranë Bonnit, me aktualisht 60 ushtarakë është përgjegjëse për këto sulme. Por një angazhim ofensiv i kësaj njësie – si për shembull depërtimi në rrjetin e kundërshtarit – duhet të miratohet nga Bundestagu, njësoj si misionet luftarake në Afganistan dhe Mali.Gjermania bëhet me ushtri kibernetike
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA