Gjermania ka dërguar në Komisionin Evropian një letër ku denoncon përdorimin nga prodhuesi Fiat-Chrysler (FCA) të një pajisje ilegale për sa i përket ndotjes që shkaktojnë veturat diesel.
“Sipas testeve të zhvilluara nga KBA, agjencia federale e automobilave, në katër vetura të grupit FCA, sistemi i filtrimit të produkteve ndotëse çaktivizohet pas 22 minutash”, lexohet në letrën e Ministrisë gjermane të Transportit që daton të mërkurën.
Pra kjo pajisje qëndron aktive dy minuta më shumë se sa kohëzgjatja e një kontrolli normal kundër ndotjes.
Nga ana tjetër, niveli i oksidit të azotit, lëndë shumë ndotës, që nxirret në atmosferë shpesh herë është 9-15 herë më i lartë se niveli i autorizuar.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...