Dritat e Krishtlindjeve “vrasin” shpejtësinë e WiFi në shtëpinë apo zyrën tuaj.
Sipas The Sun, këto drita, të cilat ndezin me ritme të ndryshme, mund të krijojnë fusha elektromagnetike, të cilat më pas ndikojnë në lidhjen me brez të gjerë pa tel.
Në këto raste thjesht zhvendosni ruterin pak më larg nga vendi ku janë vendosur dritat.
“Për të reduktuar ndikimin e tij, duhet ta mbani ruterin tuaj sa më larg nga dritat e Krishtlindjeve”, thotë një ekspert.
“Për fat të keq, këto sende lëshojnë rrezatim elektromagnetik që mund të jetë i dëmshëm për Wi-Fi tuaj. Disa drita mund të mos kenë shumë efekt, por kur keni qindra prej tyre rreth shtëpisë tuaj, efektet e tyre mund të funksionojnë në mënyrë të shumëfishtë, duke bërë që sinjali juaj Wi-Fi të ndërhyjë dhe përfundimisht madje të ndërpresë lidhjen tuaj. Ky problem njihet si zhurma e përsëritur e impulsit elektrik. Mund të heqë sinjalin WiFi ose ta bëjë atë të paqëndrueshëm”, shton ai./tch
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...