Galaxy S8, telefoni i parë me Bluetooth 5

14:08 | 15 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Javën e kaluar, Bluetooth publikoi specifikat e fundit të standardit të gjeneratës së ardhshme – Bluetooth 5.

Me lansimin e kësaj teknologjie të re, rangu i frekuencave do të rritet për katër herë, ndërsa shpejtësia do të dyfishohet nga krahasim me standardin aktual Bluetooth 4.2. Po ashtu, standardi i ri është më stabil, i sigurt dhe shpenzon më pak energji.

Bluetooth SIG pretendon se produktet e pajisura me teknologjinë e re më të mirë janë duke ardhur tek pajisjet shtëpiake dhe industriale, shkruan portali arbresh.info. Produktet ku Bluetooth 5 do të funksionojë pritet të lansohen brenda dy muajve të ardhshëm dhe siç raportohet së fundmi, Samsung Galaxy S8 do të jetë telefoni i parë me këtë teknologji.

Kjo sigurisht nuk duhet të cilësohet si befasi duke konsideruar që Bluetooth 5 do të jetë pjesë e çipave më të fuqishëm të vitit të ardhshëm, por është ende një arsyeje më shumë për të pritur prezantimin e Galaxy S8./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme