Telefoni i parë me procesor Snapdragon 835 është pritur të jetë Galaxy S8 nga Samsung, gjë dukej edhe e logjikshme pasi Samsung është duke prodhuar këtë çip duke përdorur procesin 10nm.
Megjithatë, bazuar në informatat e reja, Galaxy S8 mund të mos jetë telefoni i parë me Snapdragon 835, shkruan portali arbresh.info. Në llogarinë e saj në Twitter, Asus ka postuar një foto duke paralajmëruar një telefon të serisë ZenFone që do të jetë i pajisur me procesor Qualcomm Snapdragon 835.
Edhe pse kompania kurrë nuk e ka përmendur procesorin Snapdragon 835, ajo ka thënë se një telefon që bartë procesor të krijuar me procesin 10nm do të prezantohet në CES 2017./arbresh.info
Kurti bënë homazhe tek varrezat e vëllezërve Bytyqi: Respekt...
United mposhtet thellë nga Tottenham
Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, “sinjalizon” demokratët: ...
ZRrE: Mund të përballemi me sfida të furnizimit me energji g...
Rritet numri i rasteve me sëmundje të zemrës
Rashiq: Lista Serbe po punon për bojkotim të zgjedhjeve të 9...