Derisa ne tashmë e dimë që dy telefonat e rinj të kompanisë Samsung fillojnë shitjet më 11 mars, datë që është konfirmuar zyrtarisht nga drejtori i sektorit mobil, Koh Dong-jin. Ai ka zbuluar tani që Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge do të jenë në dispozicion në 60 vende qysh në ditën e parë të lansimit.
“Galaxy S7 është planifikuar të shkojë në shitjet në 60 vende më 11 mars. Ne presim që shitjet të tejkalojnë ato të modelit të kaluar, Galaxy S6”, tha Dong-jin, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur për funksionet e Galaxy S7, ai tha “Ne jemi përpjekur të shtojmë sa më shumë funksione që është e mundur që mungonin në modelet e kaluara”./arbresh.info
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...