Edhe pse ishte e konfirmuar që telefonat e ri të kompanisë Samsung, Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge, do të fillojnë shitjet që nga 11 marsi, kompania tani ka bërë një njoftim formal rreth kësaj.
“Samsung Electronics sot njofton lansimin në treg të Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge në mbarë botën, përfshirë SHBA-të, Evropën, Singaporin, Australinë dhe Korenë, duke filluar nga sot”, deklaroi gjiganti i teknologjisë në uebfaqen e tij, transmeton portali arbresh.info.
Drejtori i divizionit telefonik të kompanisë Samsung, Koh Dong-jin kishte konfirmuar më parë që pajisjet do të jetë në dispozicion në 60 vende në valën e parë të lansimit global. Po ashtu, Koh Dong-jin ka konfirmuar dje që para-porosit e pajisjes kanë qenë më të mëdha sesa ato që kompania ishte duke pritur./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA