Gjatë shqyrtimeve të dy pajisjeve të fundit nga Samsung, kamera prapa e pajisjes Galaxy S6 Edge është vlerësuar jashtëzakonisht shumë. Të njëjtën gjë e kanë treguar edhe testimet nga DxOMark, që sipas tij kamera prapa me 16 megapiksel nga Samsung është kamera më e mirë që është parë në ndonjë telefon të mençur.
Testimi nga DxOMark ka përfshirë të gjitha funksionet që një kamerë e telefonit mund t’i bëjë duke vendosur kështu pajisjen Galaxy S6 Edge të parën në listë, transmeton arbresh.info. Më pas, pozita e dytë i përket telefonit nga e njëjta kompania, Note 4, i cili ndiqet nga Galaxy S5. Në pozitën e katërt dhe pestë gjenden telefonat nga Sony, Xperia Z3 dhe Z2.
Përveç që mban pozitën e parë, Galaxy S6 Edge mburret me funksionin më të shpejtë për fokus, ekspozim të mirë dhe ekuilibër në të gjitha kushtet./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA