I shumë spekuluari Samsung Galaxy S6 edge+ do të prezantohet së bashku me fabletën Galaxy Note 5 në mes të muajit gusht, por duket që nuk do to të jetë vetëm data e zbulimit dhe statusi i fabletës gjërat e vetme që këto pajisje do kenë të përbashkëta.
Sipas raporteve të reja, S6 edge+ do lansohet me 4GB RAM, gjë të cilin e kemi dëgjuar edhe për fabletën Note 5 pas testimeve të bëra, shkruan arbresh.info. Megjithatë, edhe pse ende nuk është konfirmuar, duket që Samsung është duke u bërë gati të lansojë dy pajisjet e para që do mburren me një sasi të njëjtë të kujtesës.
Përveç kësaj, Galaxy S6 edge+ vjen me procesor Exynos 7420, të ngjashëm me Galaxy S6 dhe S6 edge, ndonëse në modelin e ri shpejtësia e procesorit është më e madhe, gjë e cila sigurisht që do rezultojë në përmirësime të performancës.
Gjëja më e mirë e zbuluar së fundmi është edhe kapaciteti i baterisë. Galaxy S6 edge+ është thënë se do të ketë 3.000 mAh, kapacitet që është më i miri në hapësirën e fabletave të rangut të fundit. Ky zëvendësim i baterive që është bërë nga Samsung tek S6 dhe S6 edge i ofron kompanisë bateri më të vogla në madhësi në krahasim me pajisjen Galaxy S5 të vitit të kaluar.
Si në këtë rast, S6 edge+ sigurisht që do rezultojë në një telefon shumë të hollë, por që do të ketë efekt edhe në jetëgjatësinë e baterisë. Sidoqoftë, këto vazhdojnë të jenë vetëm thashethemeve rreth pajisjeve të ardhshme nga Samsung për të cilat arbresh.info do iu njoftojë rreth çdo konfirmimi apo spekulimi tjetër./arbresh.info
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”