Galaxy S10 i ardhshëm mund të mos jetë telefoni i parë Samsung që të përfshijë teknologjinë ‘wireless’ të gjeneratës së ardhshme 5G.
DJ Koh, kreu i biznesit celular të Samsung, u tha gazetarëve në ngjarjen e tyre të fundit të Unpacked, që gjiganti elektronik po punon me telekomin Korean për të nisur modelin e parë 5G në vend – dhe se nuk do të jetë Galaxy S10, sipas ZDNet . Shërbimi 5G njoftohet se do të nisë në Korenë e Jugut në mars të vitit 2019.
Koh përsëriti gjithashtu dëshirën e tij që Samsung të lansoj telefonin e parë të palosshëm, për të cilin ai tha se nuk është shumë larg. Është e mundur që pajisja të jetë mbështetësi misterioz i 5G, por Koh nuk ka ofruar hollësira.
Përveç kësaj, Koh mohoi se Samsung është duke planifikuar bashkimin e linjave S dhe Note, të paktën deri në vitin 2020. “Për të ardhmen e afërt, nuk do të ketë ndryshim në lansimin e serisë S në gjysmën e parë dhe në serinë e Note në gjysmën e dytë të vitit “, tha ai.
Galaxy S10 është gjenerata e ardhshme e modeleve aktuale Galaxy S9 dhe S9 Plus, që gjerësisht besohet se do të lansohet në programin Mobile World Congress Show të vitit të ardhshëm – ngjarja ku Samsung tradicionalisht bën njoftimet për serinë Galaxy S.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...