Telefoni/tableti pritet të ketë çipin e njëjtë si te Galaxy S8 dhe S8 Plus, Qualcomm Snapdragon 835 dhe Samsung Exynos 8895, si dhe 6 GB RAM.
Sipas raportit, Galaxy Note8 do të kushtojë 999 euro, përkatësisht rreth 900 dollarë në Amerikë.
Telefoni do të ketë ekran 6.3 inçi Super AMOLED (18,5:9), edge-to-edge. Samsungu do të përdorë sistemin me dy kamera me dy sensorë 12MP dhe stabilizim optik të fotografisë. Sensori i gishtërinjve do të jetë sikur te modeli S8, ndërsa Note8 do të ketë funksionalitet të përmirësuar të lapsit S Pen.
Më tepër detaje zyrtare për telefonin e ardhshëm Samsung Galaxy Note8 do të dihen në shtator./Arbresh.info/