Google ADS

Galaxy Note 8 me bateri të krijuar nga LG?

14:21 | 19 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Bazuar në një raport jashtë nga Koreja, Samsung është duke menduar të shfrytëzoj bateritë nga LG për telefonin e ardhshëm Galaxy Note 8 dhe njësitë e tjera.

Siç thuhet, bisedimet kanë nisur por ende asgjë nuk është finalizuar, transmeton portali arbresh.info. Nëse arrihet një marrëveshje, Galaxy Note 8 do të jetë telefoni i parë Samsung që do të bartë një bateri të krijuar nga LG.

Disa nga furnizuesit e gjigantit korean për bateri kanë qenë Samsung SDI dhe ATL e Kinës. Vlen të theksohet gjithashtu që Galaxy Note 7 ka bartur bateritë nga këta dy furnizuar dhe në të dy variantet janë gjetur probleme./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme