Galaxy Note 7 vjen me bateri 3.500mAh

16:47 | 23 Korrik 2016
Arbresh Info

Deri tani, thashethemet kanë sugjeruar që një bateri me 3.600mAh apo 4.000mAh do të jetë në telefonin e ardhshëm të kompanisë Samsung, Galaxy Note 7. Megjithatë, një raport i ri zbulon që telefoni do të ketë një bateri 3.500mAh.

Në këtë raport zbulohet gjithashtu se pajisja peshon 169kg, që do të thotë se do të jetë më i lehtë se Note 5 që peshon 171g, shkruan portali arbresh.info. Përveç kësaj, mësohet se ekrani i këtij telefoni do të jetë QHD, që është në linjë me thashethemet apo raportet e publikuara deri tani rreth gjeneratës së ardhshme të Samsung Galaxy Note./arbresh.infoasd

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme