Galaxy Note 7 ende më i përdorur se LG V20

09:33 | 20 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Rreth dy muaj më parë, Samsung ndaloi përgjithmonë prodhimin e telefonit të mençur Galaxy Note 7. Tërheqja e njësive filloi në mbarë botën dhe numri i njësive të rikthyera te gjiganti korean arriti në 90 për qind.

Megjithatë, bazuar në një raport nga kompania hulumtuese ‘Apteligent’, aktualisht ekzistojnë më shumë Galaxy Note 7 në treg sesa njësi LG V20. Në fakt, raporti nga kompania e lartpërmendur përmend se ekzistojnë dyfishë më shumë njësi Note 7 në treg sesa LG V20.

Pas fabletës nga gjiganti korean vjen telefoni Moto Z që gjithashtu i ka rënë dukshëm popullariteti. Më poshtë mund të shikoni se cilat pajisje të lansuara në gjysmën e dytë të vitit 2016 me platformë Android janë duke u përdorur më shumë./arbresh.info

Tableta nga kompnia 'Apteligent'
Tableta nga kompnia ‘Apteligent’

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme