Samsung ka larguar mbulesën nga fableta Galaxy Note 5 dje në eventin e mbajtur për shtyp në Londër dhe New York.
Galaxy Note 5 është pasuesi tjetër i serisë Note që vjen me ekran 5.7 inç Quad HD Super Amoled, kamerë prapa 16 megapiksela, kamerë para 5 megapiksel të posaçme për foto ‘selfie’ dhe video thirrje. Fableta ka gjithashtu procesorin e njëjtë Samsung Exynos që gjendet në pajisjen S6 si dhe 4GB RAM.
Hapësira e integruar mund të jetë 32GB dhe 64GB, por Samsung nuk mbështetë tani hapësirën për microSD kartë. Përveç kësaj, as bateria nuk është më pjesë që mund të largohet nga telefoni, gjë që nuk ofron ndonjë dobësi tek përdoruesit, shkruan arbresh.info.
Edhe S-Pen ka pësuar ndryshme, tani lapsi është ndërtuar nga një material më i fortë që përmirëson dukshëm presionin ndaj tij. Pas lapsit, Samsung ka krijuar edhe një tastierë e quajtur ‘Kybouard Cover’, e cila ngjitet në pjesën frontale të telefonit.
Bazuar në kompaninë Samsung, telefoni tani mund të mbushet për vetëm dy orë plotësisht, derisa telefoni mbështet edhe funksionin për mbushje pa tela.
Galaxy Note 5 do të jetë në dispozicion në dyqane më 21 gusht në SHBA dhe Kanada, ndonëse nuk ka ende ndonjë informatë rreth çmimit të tyre./arbresh.info
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme