Google ADS

Galaxy J, seria e re nga Samsung

22:14 | 10 Shkurt 2015
Arbresh Info

Pas serisë Galaxy A që është prezantuar vitin e kaluar, Samsung fillon këtë vit me dy seri të reja: E dhe J, telefonat e të cilave janë të bazuar në Android. Anëtari i parë i serisë Galaxy J tashmë është prezantuar nga Samsung, të cilin kjo e fundit e ka quajtur Galaxy J1.

Galaxy J1 është parë në uebfaqen malajzeze të kompanisë, kështu që pritet që të lëshohet së pari po në këtë regjion. Më parë ishte thënë se Galaxy J1 do të posedojë procesor katër- bërthamor Marvell, por performancat zyrtare të lëshuara tregojnë që pajisja do të përdorë procesor dy- bërthamor 1.2GHz.

Telefoni i mençur Galaxy J1 bart ekran 4.3 inç WVGA me rezolucion 480 x 800, dy hapësira për SIM kartela, kamerë prapa 5 megapiksel, ndërsa atë frontale me 2 megapiksel të posaçme për ‘selfie’.Përveç kësaj, Galaxy J1 ofron 512MB RAM, 4GB hapësirë të integruar, mbështetje të kartave microSD dhe bateri 1850 mAh. Kjo pajisje është në dispozicion në tri ngjyra (kaltër, zezë, dhe të bardhë) si dhe peshon 122 gram.

Pasi që Samsung nuk ka mbajtur ndonjë konferencë për shtyp apo diçka të tillë, pajisja Galaxy J1 pritet të jetë pjesë e disa tregjeve të përzgjedhura si Malajzia dhe Rusia./itShqip

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme