Telefoni i parë i palosshëm i Samsung, Galaxy Fold, po garon drejtpërdrejt kundër të parit të Huawei të këtij lloji, Mate X, në tregun kinez.
Krijuesi i telefonit lansoi zyrtarisht Galaxy Fold në Kinë të Premten.
Korea Herald raporton se Kina është vendi i 24-të ku Galaxy Fold del në treg, duke u shitur për 2,293 dollarë.
Për krahasim, Huawei Mate X, i lansuar në 23 tetor, është i aftë për 5G dhe është vetëm rreth 100 dollarë më i shtrenjtë, me çmim prej 2.400 dollarë.
Raporti citon zyrtarët e industrisë të cilët pretendojnë se porosia fillestare që Samsung përgatiti për Kinën është rreth 20,000 njësi.
Zyrtarët e industrisë gjithashtu pohojnë se Samsung shiti tërë stokun e njësive Galaxy Fold në dispozicion.
Shitësi kinez Jingdong.com tha që pajisja u shit në dy sekonda, ndërsa Samsung konfirmoi që e gjithë porosia u shit në pesë minuta.
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’