Google ADS

Fshihen më shumë se 49 milionë video nga TikTok

23:19 | 9 Korrik 2020
Arbresh.info

Aplikacioni TikTok thotë se ka fshirë më shumë se 49 milionë video të cilat thyen rregullat e saj, midis korrikut dhe dhjetorit 2019.

Rreth një e katërta e këtyre videove janë fshirë për përmbajtje të aktiviteteve seksuale të të rriturve kështu deklaruan drejtuesit e saj përmes një raporti të transparencës. TikTok është në pronësi të firmës kineze ByteDancedhe ky aplikacion nuk është i disponueshëm në Kinë, por e njëjta kompani ByteDance në këtë shtet operon me një aplikacion të ngjashëm, të quajtur Douyin, i cili është i disponueshëm.

SH.B.A. ka sugjeruar që po shikonin mundësin që të ndalojnë përdorimin e këtij aplikacioni në SHBA. Të hënën, Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo sugjeroi që shkarkimi i TikTok do të vinte “informacionet private të qytetarëve në duart e Partisë Komuniste Kineze” në një intervistë të Fox Neës.

Qeveria në Indi tashmë ka ndaluar aplikacionin, duke përmendur shqetësimet e sigurisë në internet.

“TikTok” i tha BBC-së në një deklaratë se: ” ByteDance është duke vlerësuar ndryshimet në strukturën e korporatave të biznesit të saj TikTok. Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve tanë, pasi ndërtojmë një platformë që frymëzon krijimtarinë dhe sjell gëzim për qindra miliona njerëz në mbarë botën “.

Sipas raportit të transparencës së TikTok:

25.5% e videove të fshira përmbajnë lakuriqësi të të rriturve ose akte seksuale
24.8% thyen politikat e saj për mbrojtjen e fëmijëve, të tilla si implikimi i një fëmije në një krim ose përmbajnë sjellje të dëmshme.
21.5% treguan veprimtari të paligjshme
3% u hoqën për ngacmim
Më pak se 1% u hoqën për fjalën e urrejtjes ose “sjellje joautentike”

Raporti i transparencës i TikTok zbuloi gjithashtu:

49 milionë video të fshira përfaqësuan më pak se 1% të videove të ngarkuara midis korrikut dhe dhjetorit 2019
98.2% e videove të fshira janë vërejtur nga “moderatorët” përpara se të raportohen nga përdoruesit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme