Fshesat me ngrohëse të super-veturës mundësojnë shkrirjen e shpejtë të xhamit

10:47 | 24 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Tani që temperaturat kanë rënë nën zero, derisa akulli dhe bora janë të pashmangshme për shoferët, Lincoln ka shfaqur sistemin e ri të fshesave të veturave.

Me fshesat Vidio Blade që së pari janë vendosur në Aviator, xhami shkrihet me shpejtësi të madhe dhe vetura bëhet gati për t’u nisur, transmeton lajmi.net.

Këto fshesa ofrojnë ngrohje deri në 30 gradë Celsius, pastrojnë dhe shkrijnë akullin nga xhami brenda pak minutave, ndryshe nga veturat e zakonshme të cilave xhami nuk iu shkrihet deri në 15 minuta.

“Nga këto fshesa, del lëngu për pastrim, menjëherë te tehu dhe jo sikur të fshesat tjera që e mbulojnë me pastrues tërë xhamin. Në këtë formë, kursehet 50 për qind më shumë lëndë për pastrim, derisa rezultati është shumë më i mirë”, ka thënë inxhinieri në Lincoln, Geoffrey Johnson.

Derisa makina është në lëvizje, fshesat vazhdojnë të jenë të ngrohura, në mënyrë që të mos mbushen me borë ose akull.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme