Të gjithë fëmijët francezë nën moshën 16 vjeç do të duhet të kërkojnë miratimin e prindërve për të hapur një llogari në Facebook ose në ndonjë rrjet tjetër social.
Kërkesa është pjesë e një projektligji francez që kërkon të përshtasë rregulloret e privatësisë së të dhënave dhe të përmisojë qasjen në kompanitë e internetit të informacionit të mbledhur online, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info
“Hapja e një llogarie në Facebook për adoleshentët do të përfshijë autorizimin nga prindërit”, tha ministrja e Drejtësisë Nicole Belloubet. Projektligji synon të sigurojë qasje më të lehtë për përdoruesit në të gjitha kompanitë e të dhënave të grumbulluara në mënyrë që ata të mund më lehtë të kërkojnë që disa detaje të ndryshohen ose fshihen./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit