Fordi ka treguar se do të mbyll 12 mijë vende pune në Evropë në 2020-ën, me “programin për përmirësimin e efikasitetit”.
“Programi për Përmirësim dhe Efikasitet” i Fordit do të qojë në mbylljen apo shitjen e gjashtë fabrikave të saja, transmeton koha.net.
Prodhimi i Ford C-Max, Grand C-Mac e Ka+ do të përfundoj përderisa kjo film planifikon edhe reduktimin për 20 përqind të kostos menaxhuese.
Disa nga humbjet e vendeve të punës lidhet edhe me mbylljen e fabrikës Bridgend në Wales, e cila u prezantua gjatë muajit të kaluar, e ku punonin 1,700 persona.
Kjo firmë gjithashtu është duke e shitur fabrikën e saj të prodhimit të marsheve në Slovaki te Magna.
Ford gjithashtu ka prezantuar se do të mbyll edhe fabrikën e saj në Bordeaux të Francës si dhe dy fabrika të tjera në Rusi.
Kjo kompani është në një proces të efiçencës në mbarë botën, ku do të humb 10 përqind të fuqisë së saj punëtore në mbarë botën.
Ford ka të punësuar 53 mijë njerëz në Evropë, kështu që mbyllja e 12 mijë vendeve të punës do të thotë humbja e 22 për qind të fuqisë punëtore në Evropë.
Fordi gjithashtu është duke reduktuar stafin e saj në fabrikën Saarlouis në Gjermani si dhe asaj në Valencia të Spanjës.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA