Ndonjë model apo së paku sistem qarkullimi, duhet të vijë me këtë emër
Prodhuesi amerikan Ford, e ka regjistruar emrin ‘Adrenalin’, në Canadian Intellectual Property Office, transmeton Telegrafi.
Kjo është e tëra që dihet sigurt, pa bërë të ditur se për çfarë do të përdoret, vetëm se ka indikatorë që do të emërohet ndonjë makinë sportive, apo sistem atletik qarkullim.
AutoGuide që e ka zbuluar së pari këtë dokument, bën të ditur se me të Ford do ta emërojë makinat motorike, makinat për pasagjerë, SUV, veturat me hapësirën për bartjen e mallrave, ato që janë për terrene të vështira si dhe pjesët strukturale.
Meqenëse sedanët do t’i largojë nga prodhimi, pos Mustangut, besohet se me Adrenalinë mund të pagëzohet ndonjë crossover i ri që do ta sjellë Ford. Ky emër mund t’i shkojë më së miri Baby Bronco, që e kemi parë në fillim të vitit, apo Mustagunt që ri që vjen i elektrifikuar gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...