Google ADS

Ford prezanton sisteme të reja për ndihmë të shoferit (Foto/Video)

16:00 | 9 Nëntor 2016
Arbresh Info

Kompania e njohur Ford ka prezantuar disa sisteme të sigurisë për ndihmë të shoferit të cilat do të jenë pjesë e modeleve të ardhshme të kësaj kompanie në mënyrë që të jenë më të sigurt dhe më të përshtatshëm.

Ndër të tjera, Ford ka prezantuar sistemin e ashtuquajtur Cross-Traffic System, i cili i ndihmon shoferit gjatë parkimit në momentet kur i afrohet ndonjë veture ose ndonjë këmbësori. Ky sistem i ri në momentin e afrimit të ndonjë veture apo këmbësori frenon automatikisht, në mënyrë që të evitojë ndonjë incident.

20161109101743836

Tjetër sistem që ka prezantuar Fordi është edhe sistemi Evasive Steering Assist, i cili përmes ndihmës së radarit dhe kamerës mund të detektojë ngadalësimin apo ndaljen e veturave tjera që janë përpara veturës sonë. Ky sistem i ndihmon shoferit që t’iu shmanget aksidenteve të papritura.

Gjithashtu, Ford prezantoi edhe sistemin e ri i cili ju paralajmëron nëse lëvizni në drejtimin e gabuar, transmeton Koha.net. Ky sistem përdorë kamerën dhe sistemin e navigacionit në mënyrë që të paralajmërojë shoferin se është duke marrë kthesën e gabuar ose veç është duke lëvizur në drejtimin e gabuar.

20161109101750955

Krejt në fund, Ford ka prezantuar edhe sistemin për identifikim të këmbësorëve, çiklistëve dhe kafshëve në rrugë, Traffic Jam Assist, i cili mund të marrë kontrollin e veturës gjatë vozitjes në bllokime të trafikut. Po ashtu, Ford ka prezantuar edhe sistemin e avancuar të dritave të përparme, të cilat zgjerojnë rrezet e dritës në kryqëzimet, rrethrrotullimeve etj., në mënyrë që të rrisë pamjen dhe kështu edhe sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion.

https://www.youtube.com/watch?v=NOZykUIQbXU

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme