Me projektet e reja dhe avancimet teknologjike, Ford po dëshiron të jetë lider në sistemin autonom të automobilizmit
Selia e veçantë Ford Autonomus Vehicles LLC që do të ndërtohet në Detroit të Shteteve të Bashkuara, do t’i japë mundësi kompanisë Ford që të bëjë më shumë në sistemin e vetë-vozitjes, transmeton Telegrafi.
Kjo njësi e rëndësishme, do të bëjë bashkë “integrimin e sistemit autonom, hulumtimin e makinave vetë-vozitëse dhe avancimin e kësaj teknologjie, zhvillimin e transportit që ofron shërbime në rrjet, përvojën e shfrytëzuesve, strategjinë e biznesit dhe strategjinë e zhvillimit ekipor”.
Njësia do të ndërtohet në mënyrë, që të ketë mundësi që të merr investime edhe nga palët e treta. Për momentin, Ford planifikon të investojë katër miliardë dollarë në EV deri në vitin 2023.
“Kemi bërë përparim shumë të madh, në tërë zinxhirin e makinave autonome – prej zhvillimit të teknologjisë, biznesit deri te përmirësimi i nevojave të shfrytëzuesve” ka thënë Jim Hacket që është zyrtar i lartë në Ford. Sipas tij, ka ardhur koha q të jetë një ekip i veçantë që merr ide, informacione, statistika dhe shumë të dhëna tjera, që të avancohet platforma e makinave autonome.
Vendimi i Ford që të largojë nga prodhimi disa modele, është bërë edhe për shkakun që të investohet sa më shumë në këtë sistem, që konsiderohet të jetë e ardhmja e automobilizmit. /Telegrafi/
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”