Ford është duke rritur investimet në vetura elektrike dhe autonome deri në $29bilion, tha një nga ekzekutivët e kompanisë të enjten.
Krijuesi i veturave më parë kishe investuar një shumë prej $11.5bilion në vetura elektrike të cilat priten të dalin deri në vitin 2022. Tani, Ford thotë që do të shpenzoj dyfishin e asaj shume, duke zgjatur afatin kohor deri në vitin 2025, raporton The Verge.
Krijuesi i veturave do të shpenzoj $7bilion në vetura autonome dhe $22bilion në ato elektrike. Në $22bilion përfshihen edhe $7bilion të shpenzuara që nga 2016.
Ford tha që shumica e veturave që planifikon të prodhojë do të jenë vetura elektrike, por kompania gjithashtu ka modele hibride të cilat kanë edhe motor tradicional. Kompania prezantoi një furgon elektrik vitin e kaluar dhe planifikon të shfaq një version elektrik të kamionit F-150 më vonë këtë vit.
CEO i ri i Ford, Jim Farley reklamoi investimin e kompanisë si një plan më agresiv për të pozicionuar prodhuesin më të vjetër të makinave si lider në të ardhmen e lëvizshmërisë dhe transportit.
Investimi i rritur ka për qëllim të bindë personat në Wall Street të cilët kanë qenë të shqetësuar për aftësinë e Fordit të matet me Teslan, e cila është e vetmja prodhuese e makinave që me sukses ka ndërtuar një biznes të veturave elektrike gjatë viteve të fundit./arbresh.info/
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...