Nëse mendoni se koha kur një robot do të na zëvendësojë edhe në punët njerëzore më të rëndomta është e largët, mendojeni edhe njëherë!
Në një restorant në Pasadena të Los Anxhelesit Flippy është pjesëtari më i ri i personelit dhe detyra e tij është e thjeshtë.
Roboti është i vendosur në kuzhinë i ngarkuar që të kthejë qoftet, mishin e patatet që skuqen, për të mos i lënë të digjen. Duket qenë se Flippy nuk e ka shqisën e nuhatjes, për të dalluar një qofte të bërë nga një të pabërë, hyn në punë sistemi i avancuar i skanimit, me të cilin është i pajisur ky robot.
Kompania mëmë e Flippyt thotë se ky është prototipi i parë i një objektivi më ambicioz; ndërtimit të një rrjeti të gjerë robotësh në gjendje që të punojnë dhe shërbejnë në pikat e ushqimit të shpejtë (fast food)./ch/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare