FireEye zbulon një dobësi të re në Android

15:55 | 24 Gusht 2015
Arbresh Info

Edhe një tjetër dobësi vërtetë e rrezikshme është zbuluar në sistemin operativ Android të gjigantit kërkimor Google.

Së fundmi, Android është goditur nga një numër i madh të metash në siguri, përfshirë ‘Stagefright’, një e metë që preku 950 milionë të pajisjeve me Android në mbarë botën, shkruan arbresh.info. Këtë herë fjala është për një funksion që i lejon telefonave me këtë platformë të përdorin më shumë se një aplikacion në të njëjtën kohë.

Kjo e metë sigurie i lejon hakerëve të vjedhin informatat personale të përdoruesve të telefonave të mençur me Android. Përveç kësaj, sipas disa burimeve nga hulumtuesit e kompanisë FireEye, hakerët kanë mundësi edhe të instalojnë programe me qëllime keqdashëse në pajisjen tuaj.

Hulumtuesit kanë thënë se më shumë se 6.8 milionë aplikacione që gjendet në dyqanin e platformës janë të prekura nga kjo e metë, e cila gjithashtu i ofron qasje të plotë hakerëve në telefonin tuaj./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme