Facebook-un e presin kokëçarje të reja pasi qeveria filipinase ka thënë se po heton gjigandin e medias sociale lidhur me njoftimet se informatat personale të më shumë se 1 milion përdoruesve në Filipine i janë transferuar kompanisë britanike të analizmit të të dhënave, Cambridge Analytica.
Komisioni Kombëtar i Privatësisë në Filipine tha se i kishte dërguar një letër shefit ekzekutiv të Facebook-ut, Mark Zuckerberg për ta njoftuar se ky komision kërkon dokumentet përkatëse lidhur me çështjen, për të zbuluar sa i shtrirë ka qenë problemi. Komisioni njofton përmes faqes së tij elektronike se synon të zbulojë nëse ka pasur analiza të të dhënave personale të shtetasve filipinas pa autorizimin e tyre. Letra mbante datën 11 prill.
Një zëdhënës i Facebook-ut tha për agjencinë e lajmeve Reuters se kompania është e përkushtuar për mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve dhe se po bashkëpunon me entin rregullator në Filipine./VoA/
Franca thotë se BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e ...
“Ulja e çmimit të energjisë, më e madhja në 35 vite”, Rama: ...
BDI: Mickoski vazhdon të degradojë gjuhën shqipe
Ndajnë rrugët Valon Ahmedi dhe Shkëndija
Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku shpjegon shifrat: Ditë e...
Pas thyerjes së rekordit me followersa, Gjesti thyen edhe re...