Një tregtar i Illinois nw muajin janar kishte ngritur padi kundër Fiat Chrysler, duke pretenduar se kompania është duke iu bërë presion tregtarëve në shkrimin e raporteve të pasakta të shitjes dhe në mashtrimin me shifra.
FCA kishte hedhur poshtë ankesën, duke thënë se nuk kishte asnjë provë. Kjo mjaftoi për të marrë vëmendjen e rregullatorëve federalë, të cilët tani janë duke i hetuar praktikat e kompanisë.
SEC në SHBA është duke kërkuar në praktikat e shitjeve të kompanisë, bazuar në padinë e janarit nga grupi Napleton, raporton Reuters.
Edhe pse FCA në atë kohë i kishte hedhur poshtë akuzat, tashmë e ka ndryshuar qasjen e saj, transmeton KosovaPress.
“FCA konfirmon se ajo është duke bashkëpunuar në hetimin e SEC për raportimin e shitjeve” tha kompania në një deklaratë.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA